Parlamenti Evropian draft raport për zhvillimet në Shqipëri: Mbështesim pa vonesa thirrjen e konferencës së parë ndërqeveritare! Janë plotësuar kushtet

3 Dhjetor 2020, 18:58

Në raport i vihet një theks i veçantë zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, situata në vend e pandemisë COVID dhe marrëdhëniet me fqinjët. PE dënon dhunën, frikësimin, fushatat e shpifjeve dhe presionin indirekt politik dhe financiar të drejtuar kundër gazetarëve, të cilat sipas europarlamentarëve mbytin seriozisht lirinë e medias, nxisin vetë-censurë dhe dëmtojnë rëndë përpjekjet për të zbuluar krimin dhe korrupsionin.