Partitë politike fushatë online, Nikolla për Report TV: Çdo organizatë socialiste është një grup në Whatsapp

23 Nëntor 2020, 15:53 | Përditesimi i fundit: 2020-11-23 16:03:57

Pamundësia për të zhvilluar tubime elektorale, për shkak të rregullave anti covid do të sjellin një fushatë elektorale të pazakontë. Pesë muaj nga zgjedhjet, partitë politike e gjejnë veten të kushtëzuara, ndërsa shpëtim duket se po gjejnë tek teknologjia. Deputetja e PS, Lindita Nikolla tregon organizmin online të PS, por dhe në qarkun që drejton politikisht, Lezhën.