Partizani arrin finalen në volejboll për meshkuj, ende pa fitues përballja mes Tiranës dhe Vllaznisë

23 Prill 2019, 15:28

Skuadra e Partizanit në Volejboll për meshkuj është ekipi i parë finalist i kampionatit kombëtar. Të kuqtë me datë 19 fituan sfidën e parë kundër Erzenit 2-3 me sete, ndërsa të hënën në mbrëmje mposhtën 3-1 shijakasit në “Asllan Rusi”.

Kryeqytetasit e nisën mjaft mirë takimin duke fituar setin e parë me rezultatin 25-19, ndërsa në setin e dytë Erzeni u hakmorr duke fituar 25-18. Seti i tretë ishte mjaft i dyluftuar dhe vendimtar, pasi u ndal me rezultatin 37-35 për Partizanin. Ndërkohë në setin e katërt Partizani vulosi fitoren duke triumfuar 25-21.

Ndërkohë gjysmëfinalja tjetër e “play-off-it” mes Tiranës dhe Vllaznisë është mbyllur me fitoren e bardhebluve 3-1 me sete. Shkodranët të cilët vinin nga një fitore në ndeshjen e parë, e nisëm mirë edhe takimin e kthimit, pasi në ‘Fahrie Hoti’ fituan 28-26 setin e parë.  

Në setin e dytë skuadra kryeqytetase reagoi dhe fitoi me rezultatin 25-23, ndërsa më pas triumfuan edhe në dy setet pasardhëse me shifrat 25-14 dhe 25-18. Duke qënë se dy gjysmëfinalet e para janë ndarë në barazim për të përcaktuar finalisten tjetër nevojitet një tjetër takim ‘play-off-i’.