Partizani mbetet te transversa, pa fitues superfida me Kukësin. Flamurtari dhe Skënderbeu ndajnë pikët

28 Tetor 2019, 20:50

Supersfida e javës së 10 të Superligës mes Partizanit dhe Kukësit është mbyllur me shifrat e bardha 0-0. Në Selman Stërmasi Partizani kampion në fuqi ishte më kërkues se nënkampionët, por pavarësisht tentativave në fund nuk ia doli të merrte më shumë se një pikë.

Çinari ishte ai që i shkoi më pranë golit në këtë sfidë, pasi shkodrani në minutën e 11 me një të majtë potente shkaktoi drithërima në portën e Kuësit, por topi fillimisht u ndal në transversë dhe më pas përfundoi jashtë zonës së 16-shes. Në minutat e fundit Kukësi dukej më i kënaqur me rezultatin, pasi shpeshherë tentoi të ulte ritmin e ndeshjes.

Ndërkohë sfida tjetër e ditës së hënë, që mbylli edhe javën e 10 të Superligës, mes Flamurtarit dhe Skënderbeut ka përfunduar me shifrat 1-1. Në Vlorë të parët që kaluan në avantazh ishin korçarët me Dejvi Bregun, ndërsa për vendasit shënoi Xhevahir Sukaj.

Kjo ishte pika e tretë për Flamurtarin në këtë kampionat që gjithsesi vijon të mbetet në vendin e fundit. Ndërkohë përsa i takon kreut Partizani vijon në vendin e parë me 18 pikë, 1 më shumë se Bylisi dhe Tirana, që mbajnë respektivisht vendin e dytë dhe të tretë.

    No videos found.