Partizani prezanton Lerdën: Të paraqitemi denjësisht në Champions, merkaton e bën Rama

17 Qershor 2019, 14:09

Në ambientet e klubit të Partizanit është prezantuar sot trajneri i ri Franko Lerda, i cili në konferncë për shtyp ka qenë i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm Olsi Rama. Lerda, një trajner 51-vjeçar, i cili më parë ka drejtuar ekipi si Lecce, Torino e të tjetër, është shfaqur entuziazt për këtë aventurë, ndërsa ka ciësuar se fillimisht objektivi është që Partizani të bëjë mirë në Europë.

A kishe dëgjuar për Partizanin më parë?

Për mua është një kënaqësi e madhe që ndodhem këtu. Vend i cili është i afërt edhe nga ana kulturore me Italinë. Jam krenar që do të përfaqësoj këtë klub. Specifikisht nuk është se e njihja Partizanin, por gjithsesi mund të them kam njohuri.

Cili është objektivi?

Objektivi ynë primar është të përgatitim ndeshjet e Champions, i pari është të përgatitim sa më mirë ndeshjen. Duke folur me Olsin dhe presidentin, objektivi ynë është të krijojmë mentalitet stil e imazh për skuadrën. Nëpërmjet punës, idesë së futbollit për rritjen e tij.

Më bën të ndihem krenar që do drejtoj një skuadër kampione. Gjithsecili ka mënyrën e vetë të punës, shpresojmë që të jemi në të njëjta nivele sezonin e ardhshëm dhe të synojmë titullin. Dua të përgëzoj trajnerin e mëparshëm Gega.