Pas apelit në Report TV, qytetarët ndihmojnë 4 fëmijët në Memaliaj, gjyshja: Mu ndodhët në ditë të vështirë

20 Shtator 2019, 20:35

Apelit të familjes së Gjolek Duraj në fshatin Tosk Martalloz në Bashkinë Memaliaj në Report TV për të dërguar 4 fëmijët në shkollë u janë përgjigjur qytetarët.

Librat e munguar janë plotësuar dhe tashmë fëmijët e familjes Duraj, do të shkojnë në shkollë. Ajo që është më e gëzuar që fëmijët do të marrin çantat për në shkollë  duket se është gjyshja.

Gjolek Duraj, babai i 4 fëmijëve u burgos për lëndë narkotike, tashmë ai ka dalë nga burgu dhe ka nisur të sigurojë pak të ardhura duke mbledhur bimë medicinale sa për të blerë bukën e përditshme për të shtatë pjesëtarët e familjes.Së bashku me të atin do të punojë edhe djali i madh, Sokrati, kështu do të kenë më shumë të ardhura për të jetuar.