'Ik mos ta shoh bojën Lulzim Basha', banori i Thumanës ‘bën copash’ kartën e anëtarësisë së PD-së

28 Prill 2021, 08:33 | Përditesimi i fundit: 2021-04-28 08:36:22

Humbja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, të 25 prillit, ka sjellë edhe zhgënjim shumë të madh tek përkrahësit e së djathtës në Shqipëri. Një banor nga Thumana, militant i PD-së, në formë revolte kë prerë me brisk kartën e anëtarësisë si pasojë e zhgënjimit.

Siç shihet edhe në këtë video, banori është mjaft i përqendruar në ‘copëtimin’ e kartës së anëtarësisë dhe deklaron se do të heqë dorë përfundimisht nga PD-ja.'Ik mos ta shoh bojën i them Lulzim Bashës'- tha banori.