Pas Lezhës e Durrësit, mjegulla 'pushton' Vlorën!

27 Shkurt 2021, 09:14 | Përditesimi i fundit: 2021-02-27 11:51:18

VLORË- Pas Lezhës dhe Durrësit, edhe Vlora është "pushtuar" nga mjegulla e dendur.

Siç shihet nga foto që gazetar i Report Tv, Armand Xhelili sjellë, qyteti është i gjithi "i veshur nga një re gjigante".Fatmirësisht , ajo nuk ka sjellë probleme në qarkullim, kjo për shkak se të gjithë qytetarët kanë qenë në shtëpi për shkak të orës policore që nis në 20:00.