Pas reshjeve të shiut rikthehen ngricat, meteorologia Bani: Temperaturat nga 2 në -7 °C deri në fundjavë

26 Janar 2021, 22:45

Reshjet intensive të shiut të ditëve të fundit do ti lënë vendin ngricave. Prej ditës së mërkurë, do të kemi ulje të temperatuarave dhe sipas meteorologes Adiola Bani ato të do shkojnë deri në -7°C në zonat malore.

“Kjo fillim jave na ka sjellë rënie të lehtë të temperaturave sidomos gjatë mëngjesit. Rënie më të ndjeshme të temperaturave presim mëngjesin e ditës së mërkurë dhe në vijim deri ditën e premte temperaturat do të zbresin deri në -6 apo -7 gradë celcius në zonat malore. Ndërsa zona e ultësirës perëndimore nuk do kalojë në vlera negative, mbetet në vlera pozitive. Zonat e ulëta nga zero deri në 2 gradë Celsius në zonat bregdetare do të jetë nga 4 ose 5 gradë Celsius gjatë mëngjesit. Ndërsa mesdita në rang territori parashikohet deri në vlerën 8 apo 9 gradë celcius”, tha Adiola Bani.