Pas rrëzimit, Berisha i jep dorën ‘fantazmës’

30 Prill 2022, 18:15 | Përditesimi i fundit: 2022-04-30 18:18:30

Sali Berisha duket se është lodhur në orët e gjata të Kuvendit që u zhvillua sot. Teksa po zbriste shkallët në Pallatin e Kongreseve duke u larguar, Berisha u filmua duke i dhënë dorën një ‘fantazme’.

Siç shihet, Berisha zgjat dorën për të takuar dikë, por kur sheh që ka veç badigardin në krah, e tërheq dorën. Një incident i tillë i ndodhi pak ditë më parë edhe presidentit Joe Biden.