Pas shkarkoi grupin berishian, Basha mblodhi në seli deputetët, zbardhen porositë: Qëndroni pranë banorëve të përmbytur, paralel punoni për 18 dhjetorin

13 Dhjetor 2021, 11:37

TIRANË- Ditët e fundit për kryedemokratin Lulzim Basha nuk kanë qenë aspak të qeta. Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Basha ka mbledhur pasditen e djeshme edhe grupin e deputetëve ku u ka dhënë disa porosi. Së pari, mësohet se numri një i demokratëve i ka porositur deputetët demokrat që t'u gjenden pranë banorëve të cilët janë prekur nga përmbytjet, e ndërsa kryefjalë ka qenë edhe Kuvendi i 18 dhjetorit. Ai u ka kërkuar deputëteve, që në terren të punojnë jo vetëm për aktivitetin parlamentar të javës, por edhe për organizimin e 18 dhjetorit.