Pas skandalit të sanitares te COVID-2/ Familjari denoncon për Report Tv: Kam dhënë 10 mln lekë - Shqiptarja.com

Pas skandalit të sanitares te COVID-2/ Familjari denoncon për Report Tv: Kam dhënë 10 mln lekë

13 Janar, 15:50

TIRANË- Pas rastit të sanitares që u shtir si infermiere, Tire Alldervishi, një i afërm i një pacienteje me COVID ka denoncuar një tjetër rast korrupsioni në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë! Për mikrofonin e Report Tv, ai thotë se ka paguar miliona lekë që mjekët dhe infermierët të kujdesen për të afërmin e tij. Këtë pagesë, rrëfen se nuk ia ka kërkuar askush, por shprehet se është i detyruar ta bëjë, që bluzat e bardha të bëjnë punën e tyre.

“E vërteta është shumë e dhimbshme. Paguhen milion këtu, e njeriu vdes. Nuk i kërkon kush, por jemi të detyruar ne që të bëhet puna, duke ia nisur nga dera deri atje lart. Kam dhënë 10 milion lekë. Ua japim të gjithëve, të gjithë marrin lekë. Kam një njeri timin, ka 3 ditë, për 3 ditë kam paguar 10 mln lekë deri këtu ka shkuar puna. Unë ka frikë se do më kërkoni pare ju (i drejtohet gazetarëve)”, thotë familjari.

Se sa e vërtetë është kjo deklaratë, u mbetet autoriteteve ta faktojnë. Por në mesin e frikës dhe pasigurisë, ka edhe familjarë që i besojnë shërbimit nga bluzat e bardha dhe e lënë gjithçka në dorë të tyre.

“Jam shumë i kënaqur, shërbimi është shumë mirë. Nuk kemi pasur që na kanë kërkuar para”, rrëfen një i afërm.

 

“Ilaçe, supra, ia çojmë vetë me dëshirën tonë. Kemi besim te spitali, njerëz janë ato. Ushqimet janë të freskëta. Zoti para doktor para. Shërbimi ka ecur në rregull, sëmundjen që i ka hedhur, vetëm zoti i vlerëson. Kemi pasur komunikim nga pastruesja deri të mjekët, me pastrueset që t’i lajnë. Doktorët po stresohen më shumë se vetë ne familjarët. I kam sjellë lëng limoni, lëng molle, lëng mishi, kemi therur një zog të freskët, këto. Ne jemi tirons, kemi mundësinë që i sjellim diçka”, tregon një tjetër.

 

Kategori të tjera