Pas tërmetit në Turqi, ndërtesat nisin të ‘shpërthejnë’ në flakë

24 Janar 2020, 21:07

Pamje të trishta vijnë nga qyteti i Elazig në Turqi. Sikur të mos mjaftonte tërmeti, disa godina kanë shpërthyer në flakë. Sipas mediave turke, godinat kanë marrë flakë si pasojë e rrjedhjeve të gazit dhe shkëndijave elektrike pas dëmtimeve të shumta nga lëkundjet.

Siç shihet dhe në videon në fjalë një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pallat në këtë qytet. Ndërkohë sipas njoftimeve zyrtare nga autoritete turke bëhet e ditur se forcat e kërkim-shpëtimit ndodhen në terren dhe po punojnë për shpëtimin e njerëzve. Deri më tani raportohet për 84 persona të plagosur.