Pas vizitës në spitalin ku gjendet i ati, Veseli përcillet me ovacione ‘UÇK, UÇK – Kadria, Kadria’

4 Maj 2021, 13:05

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, po qëndron në Kosovë, pasi është liruar për vizitë nga Gjykata e Hagës ku po mbahet në paraburgim si i dyshuar për krime lufte.

Nën shoqërimin e forcave të shumta policore, përfshirë Policinë e EULEX-it, Veseli sot sërish ka vizituar spitalin e Mitrovicës ‘Dr.Sami Haxhibeqiri’ ku merr trajtim i ati, pasi një sëmundje të rëndë.