Pasi improvizoi vdekjen e tij në Pukë, Pecorelli u 'transferua' me pushime në Vlorë, jeta që bënte në bregdet! Vlonjatët: E njihnim me emrin Kristjano, e futëm në shtëpitë tona

23 Shtator 2021, 10:13 | Përditesimi i fundit: 2021-09-23 15:22:49

VLORË-Ky është restoranti dhe plazhi, ku çdo ditë pushonte dhe konsumonte vaktin Davide Pecorelli. Restoranti ndodhet në zonën e ujit të ftohtë sa kalon tunelin. Të pyetur jashtë kamerës personat që e njihnin Pecorellin tregojnë disa nga detajet e jetës së tij. Në Vlorë ata pohojnë se e kanë njohur rreth muajit Mars pikërisht në këtë restorant. Ai kishte një rutinë ditore që rrallë e prhstie. Vinte në plazh rreth orës 9 të mëngjesit dhe pushonte aty deri në orën 14:00.

Deri në atë orë pushonte pranë plazhit ndërsa me rregull rreth orës 14 konsumonte drekën mes miqsh. Rreth muajt mars u njoh me një grup vlonjatësh që e mikprisnin në tavolinat e tyre qëndronin aty dhe konsumonin vaktin bashkë. Të gjithë e njihnin me emrin Kristjano për shkak edhe të dëshirës që kishte për futbollin. Miqtë e tij dhe ai shpesh herë uleshin edhe me familjet e tyre ku diskutonin gjerë e gjatë duke e pranuar Pecorellin edhe në familjet e tyre. Ata e përshkruajnë si njeri inteligjentë, mik të mirë, njeri të komunikueshëm, të gjallë dhe me presion.