Patate jahni me patëllxhanë nga zonja Albana

20 Korrik, 11:21 | Përditesimi: 20 Korrik, 11:21

Patate jahni me patëllxhanë

Përbërësit:

  • 4 patate mesatare
  • 4 patëllxhanë
  • 2 thelpinj hudhër
  • ½ filxhan vaj ulliri
  • 1 gjethe dafine
  • 1 lugë gjelle salcë domatesh
  • 1 majë luge çaji sheqer
  • Kripë, piper i zi i sapobluar

Përgatitja:

Lajini patëllxhanët, hiqni bishtat dhe pritini në copa të mëdha. Vendosini në një enë me ujë për rreth 10 minuta. Qëroni patatet dhe pritini në katër pjesë. Kullojini dhe shtrydhini lehtë patëllxhanët. Ngrohni vajin e ullirit në një tenxhere dhe kaurdisni hudhrën për rreth 2 minuta. Shtoni patatet dhe patëllxhanët dhe përziejini që të lyhen mirë me vaj. Shtoni salcën e domates dhe sheqerin. Hidhni ujë, aq sa të mbulojë pothuajse perimet (rreth 1½ filxhan). Shtoni kripën, piperin dhe gjethen e dafinës. Ziejeni në zjarr të ulët për rreth 25 minuta, derisa patatet të zbuten dhe salca të trashet e të bëhet kremoze.

MC/Shqiptarja.com