Patate krokante me salcë djathi nga zonja Albana

1 Korrik, 11:46 | Përditesimi: 1 Korrik, 11:46

Patate krokante me salcë djathi

Përbërësit:

  • 600 gr patate të vogla
  • 60 ml vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • ¾ lugë çaji kripë
  • ½ lugë çaji piper i zi
  • 1 lugë çaji paprika e tymosur
  • ½ lugë çaji spec djegës
  • 1 lugë çaji trumzë
  • 1 lugë çaji rozmarinë
  • 1–2 lugë gjelle kopër
  • 1 lugë gjelle majdanoz

Për salcën e djathit:

  • 200 gr djathë i bardhë
  • 120 gr kos grek
  • 1–2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle kopër e grirë
  • 1–2 lugë gjelle lëng limoni
  • Piper i zi
  • Pak vaj ulliri

Përgatitja:

Thërrmojmë djathin e bardhë në një tas. Shtojmë kosin, vajin e ullirit, koprën, piperin dhe lëngun e limonit. E përziejmë derisa të bëhet një salcë kremoze dhe e vendosim në frigorifer derisa të përgatiten patatet. Vendosim patatet në një tigan të gjerë dhe i mbulojmë me ujë. Vendosim kapakun dhe i lëmë të ziejnë në zjarr mesatar derisa uji të avullojë plotësisht dhe patatet të zbuten (18–20 minuta). Shtojmë vajin e ullirit dhe gjalpin në të njëjtin tigan. Skuqim patatet duke i kthyer herë pas here derisa të marrin ngjyrë të artë dhe të bëhen krokante. Shtojmë paprikën e tymosur, kripën dhe piperin. I përziejmë për 1 minutë. Në fund shtojmë koprën, majdanozin, trumzën dhe rozmarinën. I servirim patatet mbi salcën e djathit të hapur në një pjatancë duke i spërkatur me pak vaj ulliri dhe kopër të freskët.

MC/Shqiptarja.com