Patëllxhanë të mbushur me djath, domate dhe ullinj nga zonja Vjollca

2 Qershor 2021, 10:43

Patëllxhanë të mbushur me djath, domate dhe ullinj

Përbërësit:

4 patëllxhanë

2 domate

200 gr mozzarella

1 degë borzilok I freksët

50 gr ullinj të zi

4 lugë gjelle vaj ulliri

kripë

1 lugë çaji uthull

2 thelpi hudhër

Përgatitja:

Pastrojmë patëllxhanët I presim ato në 1/2 nëse janë të trashë ose bëjmë një prerje nga lart nëse janë mesatare. Në pjesën që bëjmë prerjen bëjmë disa vizime, lyejmë me vaj vetëm në pjesën e prerë dhe në një tepsi ku kemi shtuar letër pjekje I vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 20 minuta ( të piqen).

Ndërkohë që patëllxhanët piqen presim domatet në kubikë të vegjël dhe I vendosim në një tas ku do të shtojmë borzilokun të copëtuara, mozzarelën në kubikë të vegjël, ullinjtë në unaza. Nxjerrim patëllxhanët nga furra dhe me ndihmën e një luge caji pastrojmë tulin e tyre e coptojmë dhe e shtojmë në tasin me domate dhe mozzarella. Shtojmë në tas 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe 1 lugë çaji uthull të bardhë , hudhrat e grira hollë ose 1 lugë kafe hudhër pluhur. I përziemë të gjitha përbërësit në tas dhe mbushim patëllxhanët dhe I vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 15-20 minuta.