Patëllxhanë të mbushur me mish dhe salcë beshamel
Përbërësit:
- 3 patëllxhanë të mëdhenj
- 4-5 lugë gjelle vaj ulliri
- 600 gr mish viçi i grirë
- 1 qepë e madhe
- 4 thelpinj hudhër
- 400 gr domate
- 2 lugë gjelle salcë domatesh
- 120 ml lëng mishi
- 1 lugë çaji rigon i thatë
- ½ lugë çaji kanellë pluhur
- ¼ lugë çaji spec i ëmbël
- 1 gjethe dafine
- 2 lgj majdanoz i grirë
- Kripë, piper
Për salcën beshamel:
- 60 gr gjalpë
- 60 gr miell
- 700 ml qumësht
- 2 të verdha veze
- 150 gr djathë kaçkavall i fortë
- Kripë, arrë moskat
Përgatitja:
Ngrohni furrën në 200°C. Pritini patëllxhanët përgjysmë për së gjati, bëni prerje të lehta në tul pa çarë lëkurën. Lyejini me vaj ulliri, spërkatini me kripë dhe piper, vendosini në tavë me pjesën e prerë lart dhe piqini për 35–40 minuta, derisa të zbuten. Më pas nxirrni me kujdes një pjesë të tulit duke lënë lëkurën të paprekur. Nxehni vajin në një tigan dhe kaurdisni qepën për rreth 5 minuta. Shtoni hudhrën, gatuajeni për 30 sekonda, më pas shtoni mishin e grirë dhe skuqeni derisa të marrë ngjyrë. Përzieni salcën e domates dhe gatuajeni për 1 minutë. Shtoni domatet e shtypura, lëngun e mishit, tulin e patëllxhanit, rigonin, kanellën, gjethen e dafinës, kripën dhe piperin. Lëreni të ziejë në zjarr të ulët për 25–30 minuta, derisa salca të trashet. Hiqni gjethen e dafinës dhe shtoni majdanozin. Në një tenxhere shkrini gjalpin, shtoni miellin dhe përziejeni për 2 minuta. Hidhni gradualisht qumështin e ngrohtë duke e rrahur vazhdimisht me tel kuzhine. Gatuajeni derisa salca beshamel të trashet. Hiqeni nga zjarri dhe shtoni të verdhat e vezëve, djathin e grirë, arrëmyshkun, kripën dhe piperin e bardhë. Përziejeni derisa të bëhet një krem i butë. Ulni temperaturën e furrës në 180°C. Mbushni secilin patëllxhan me salcën e mishit. Sipër vendosni një shtresë të bollshme beshameli. Spërkateni me djathin e grirë dhe vendoseni në furrë për 30–35 minuta, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë.




















