Patëllxhanë të mbushur me patate dhe djathë nga zonja Vjollca

21 Qershor 2021, 09:51

Patëllxhanë të mbushur me patate dhe djathë

Përbërësit:

2 patëllxhanë

3 patate (të zjera)

3 lugë gjelle djath grana i grirë

1 top mozzarella ose provolo

1 vezë

1 thelpi hudhër

1/2 tufë majdanoz

Kripë dhe piper të zi

Pak majdanoz

Përgatitja

Fillimisht kemi zierë patatet, lajmë thajmë patëllxhnët dhe I pastrojmë ato duke mos e larguar bishtin e tyre me qëllim që të mos na hapet patëllxhani, I ndajmë ato në 2 pjesë për së gjati. Pastrojmë tulin e brendshëm duke formuar hapsira sit ë një varke. Tulin e presim në kubikë të vegjël. Spërkatim me kripë, patëllxhanë dhe kubikët e tulit të patëllxhnit. Spërkatim me kripë, patëllxhanë dhe kubikët e tulit të patëllxhanit grijmë mbi to dhe 1 thelpi hudhër , I spërkatim me vaj  dhe në një tepsi me letër pjekje. Vendosim varkat  me patëllxhanë dhe në në kubikët e tulit të patëllxhanit. Vendosim tepsinë ën furrën e ngrohur në temperaturë 170 gradë Celsius për 20 minuta.

Patatet e zjera I kthejmë në pure dhe I vendosim në një task u do të shtojmë, kripë, majdanoz të grirë hollë, piper të zi, tulin e patëllxhanit të pjekur. I përziejmë mirë dhe 2 lugë gjelle djath grana padana, vezë dhe vazhdojmë përziejrjen presim në kubikë djathin mozzarella apo provola. Spërkatim patëllxhanët me vaj, mbushim ½ e patëllxhanëve me patatee vendosim pak djath mozzarella ose provola dhe më pas e mbushim  gjysmën tjetër me avj dhe  vendosim patëllxhanët e mbushur I spërkatim sipër me pak vaj, me pak djath grana dhe I vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 20-25 minuta. Më pas I servirim.