Patëllxhanë të mbushur me rikota nga zonja Vjollca

17 Maj 2021, 11:25

Patëllxhanë të mbushur me rikota

Përbërësit:

800 gr patëllxhanë

500 gr rikota

50 gr parmixhano

30 gr bukë të thekur të grirë

kripë dhe piper të zi

3 gjethe borzilok

50 gr djath të tymosur

Salcën

2 lugë gjelle vaj ulliri

1 thelpi hudhër

1 qepë e vogël

400 gr pure domate

kripë dhe piper të zi 

Përgatitja:

Fillimisht në një tigan salce përgatisim salcën ngrohim vajin e aromatizojmë atë me thelpi hudhër dhe kaurdisim qepën të grirë imët. Shtojmë purenë e domates dhe pasi ulim temperaturën e lëmë atë të valojë. Largojmë hudhrën, shtojmë kripë, piper dhe vednosim kapakun.

Ndërkohë pastrojmë patëllxhanët dhe I presim në feta të gjata me trashësi 0.5 cm. I pjekim në një tigan zgare.Pjesët e vogla të patëllxhanëve I presim në kubikë të vegjël 4-5 feta dhe I vendosim në një tas sëbashku me rikotën, parmixhanon, bukë të thekur të grirë, kripë, piper, borzilok I përziejmë mirë. Vendosim fetën e patëllxhanit dhe e lyejmë trashë si shtresë, vendosim pak djathë ë tymosur dhe e bëjmë role. Kështu vazhdojmë me të gjith fetat. Shtojmë ¾ e salcës në një tavë vendosim roletë e patëllxhanëve I lyejmë nga sipër me salcë dhe I spërkatim me djathin. I vendosi në furrën e parangrohur me 180 gradë ceslius për 20-25 minuta.