Pato i kërkon Piolit ta rikthejë te Milan: Pranoj të bëj zëvendësuesin e Ibrës

14 Janar 2021, 16:23

Alexandre Pato, ish-sulmuesi i Milanit që aktualisht është pa klub, i ka kërkuar zyrtarisht trajnerit të ‘djallit’ Stefano Pioli që të rikthehet në San Siro. Në një intervistë 31-vjeçari është shprehur: ‘Do të ishte si ëndërr rikthimi te Milan pasi është gjithmonë në zemrën time. E pranoj me kënaqësi të jem zëvendësuesi i Ibrës, por pse jo mos të luanim bashkë.’