Patozi për Report Tv: Me Topallin bashkëpunim taktik në zgjedhje, s'do i 'prishim punë' njëri- tjetrit në disa qarqe! PD -LSI si të bësh bashkë 'vajin me ujin'

3 Mars 2021, 18:45

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi tha se partia e tij do të dalë e vetme në zgjedhjet e 25 prillit, por do të ketë një bashkëpunim taktik para elektoral me partinë e Jozefina Topallit 'Lëvizja për Ndryshim' për të ndihmuar njëri tjetrin apo duke mos i prishur punë në disa qarqe. Gjatë një interviste në "Studio Live" në Report Tv, Patozi tha se ai vendosi me Topallin që të mos dilni në koalicion me listë të përbashkët, por që komunikimi mes tyre është i vazhdueshëm.

"Unë dhe topalli nuk jemi kaq të mërzitu, ne jemi në komunikimin, kemi pasur takime dhe jemi përpjekur të arrijmë një rezultat, qëllimi ynë është i përbashkët, synimet e njëjtat por vendosëm që të kandidojmë me lista të veçanta. Ne kemi një marrëveshje do të kemi një bashkëpunim taktik para elektoral, ku gjatë zgjedhjeve do të përpiqemi të mos i prishim punë njëri-tjetrit por ta mbështesim në qarqe sipas rastit", tha Patozi.