PD kapitullon edhe në Mallakastër/ Betohet kryebashkiaku i ri

13 Gusht 2019, 18:14

MALLAKASTËR- Është konstituuar ditën e sotme Këshilli Bashkiak i Bashkisë së Mallakastrës, ndërkohë që është betuar Qerim Ismailaj, i cili mori votën e qytetarëve për të drejtuar këtë bashkisë në katër vitet e ardhshme. Ceremonia është zhvilluar ditën e sotme në ambientet e një shkolle të mesme në Ballsh, për shkak se në atë kohë në ambientet e bashkisë, kryebashkiaku në ikje Agron Kapllanaj po zhvillonte mbledhje me këshillin e vjetër bashkiak.

Gjatë ceremonisë u zgjodh kryetare e Këshillit Bashkiak Mbarime Isufi, ndërsa dy nënkryetarë Nezhmi Sula dhe Gençi Malaj. Të pranishëm në ceremoni ishte edhe zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste mes tyre dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, njëherazi koordinator politik i jugut për PS.