PD prezanton Markun si drejtues politik në qarkun Lezhë! Bardhi: 25-prilli betejë për jetë a vdekje

23 Janar 2021, 10:17 | Përditesimi i fundit: 2021-01-23 12:32:19

4 ditë pas zyrtarizimit si drejtues politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës, Mark Marku është prezantuar përpara strukturave të kësaj force politike në këtë qark.

Prezantimi i Markut në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë u bë nga Sekretari i Përgjithshem i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i cili tha se beteja elektorale e 25-prillit është një beteje për jetë a vdekje mes shqipërisë dhe një njeriu që po i merre frymen vendit dhe sipas tij duhet besuar fuqimisht në fitoren e Partisë Demokratike.