'PD-ja do bllokimin e rrugëve': E pajustifikuar prania e madhe e policisë te 'Astiri'

12 Tetor 2019, 19:11

Partia Demokratike e ka cilësuar si të pajustifikuar praninë e forcave të shumta të policisë në protestën e banorëve të Astirit. Në një video të publikuar, ku fokusi është tek numri i lartë i uniformave blu te protesta e kësaj të shtune, PD-ja shkruhet se kjo protestë është paqësore, dhe se kjo e vërteton fakti që të pranishëm janë shumë gra dhe fëmijë.

"Video tregon forcat e shumta policore kundër banorëve tek 'Unaza e Re'. Prania e tyre është e pajustifikuar, pasi protestuesit janë shumica gra dhe fëmijë paqësorë, që vazhdojnë të mbrojnë pa u tërhequr shtëpitë e tyre nga shembja e parashikuar në projektin korruptiv 20 milionë euro për km te 'Unaza e Re'", shkruan PD-ja.

    No videos found.