Pediatrja për Report Tv: Nënat me Covid-19 mund të ushqejnë me gji fëmijët, nuk trasmetohet virusi

6 Gusht 2020, 17:44

Java e parë e muajit gusht i dedikohet cdo vit ushqyerjes me gji për nënat e reja. Për këtë vit tema e javës botërore është “Ushqyerja me gji për një planet të shëndetshëm”. Mjekja pediatre Mirela Dibra tregon për Report Tv se ushqyerja me gji është e pazëvëndësueshme për sa i përket shëndetit të fëmijëve.

“Një fëmijë që fillon të ushqehet me gji herët, në mënyrën e duhur, e vazhdon atë sipas të gjtha rekomandimeve, gëzon një shendet të plotë, të mirë, merr antikorpe nga nëna, që e mbrojnë ndaj sëmundjve të tjera. Gjithashtu formon një profil metabolik shumë të favorshëm, që do ta mbrojë në jetën e mëvonshme ndaj sëmundjeve si obeziteti, diabeti, sëmundjve të tjera metabolike, mund ta mbrojnë në fëmijërinë e hershme ndaj astmës, ndaj autitit të veshit të mesëm. Ushqyerja me gji në thelb shpëton jetën e fëmijëve”, u shpreh pediatrja.