'Pendohet' SPAK, heq dorë nga ankimimi, GJKKO pushon dosjen për konfiskimin e 'Golden resort' në pronësi të Altin Hajrit

1 Tetor 2021, 11:32

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e SPAK dhe ka pushuar çështjen për konfiskimin e 'Golden resort', në pronësi të Altin Hajrit. SPAK ankimoi në Apelin e GJKKO vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë që rrëzoi kërkesën për konfiskimin e pasurisë së Hajrit, por për arsye që nuk dihen hoqi dorë nga ankimimi, duke bërë që pasuria t'i kalojë sërish pronarëve. 

"Me referimin në parashikimin e pikës 1, shkronja b), të nenit 46 të ligjit 98/2016 si dhe, në interesin e treguar nga media, komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, mbi ankimin e Prokurorit të Posaçëm, përkundrejt vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka rrëzuar kërkesën për konfiskimin e pasurive të subjektit të aktit normativ A. H., sot më datë 01.10.2021, kolegji i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi: