Për herë të parë shokon gjyshi: 1 nga 5 vajzat më tha, Bleona do kthehet në shtëpi

17 Qershor 2020, 12:36

10 vite nga zhdukja e Bleona Matës, kur plaga është ende e hapur, familjarët shokohen nga një lajm i fundit që ua ngriti zemrën peshë. Nëna e Gentianës, njëra prej 5 vajzave, që ishin me Bleonën atë ditë që vogëlushja u zhduk i ka pohuar familjes Mata, se vajza do të kthehej për tre ditë. Lajmin, që morën 3 ditë më parë, në një lidhje telefonike për emisionin ’Pa Gjurmë’ e konfirmoi edhe gjyshi i Bleonës, Zenel Mata, i cili tha se pasi shkoi të pyeste në familjen e Gentianës e ëma e saj e mohoi.