‘Për Partizanin jap jetën!’ Tifozët në delir, festojnë titullin me këngë e valle: Në finalen e Champions-it luajmë me Milanin

30 Maj 2023, 12:54

Vërshëllima e trefishtë e arbitrit në ndeshjen e fundit të kampionatit gëzoi më shumë se këdo tifozët e Partizanit. Të kuqtë ishin të papërmbajtur dhe menjëherë pushtuan fushën e lojës, duke takuar nga afër idhujt e tyre. Mirëpo disa ishin më të veçantë, pasi titullin kampion e festuan me këngë dhe valle.