Për të dytin vit radhazi 1.8 milardë besimtarë myslimanë bëhen gati të nisin agjërimin

12 Prill 2021, 14:33

Për të dytin vit radhazi 1.8 miliardë besimtarë myslimanë nga e gjithë bota bëhen gati për të nisur muajin e shenjtë të Ramazanit duke iu përshtatur kushteve të diktuara nga pandemia. Në vende të tilla si Pakistani, India dhe Bangladesh dhe Arabi Saudite kanë nisur ditën e sotme ndërkohë që pjesa tjetër e besimtarëve fillojnë agjërimin me 13 Prill deri më 12 Maj.

Koha e saktë e fillimit varet nga dukshmëria e hënës së re, me shumicën e vendeve myslimane pas shfaqjes të hënës së re nga Arabia Saudite, e duket se përkon me ditën e martë.

Në Pakistan klerikët kanë nxitur njerëzit të ndjekin procedurat e sigurisë, ndërsa vendi është në izolim për të luftuar e kontrolluar valën e tretë të virusit. Pjesa më e madhe e marketeve dhe qendrave tregtare janë të mbyllura ndërsa janë lejuar të qëndrojnë të hapura vetëm dyqanet e frutave dhe perimeve.

Autoritetet në Marok deklarojnë se do të mbajnë në fuqi shtetrrethimin gjatë natës ndërsa Tunizia po lehtëson kufizimet duke lejuar daljen deri në orën 22:00.

Ndryshe nga herët e tjera kur besimtarët falnin namazet së bashku në xhami, këtë vit sërish numri i besimtarëve në xhami do të jetë i kufizuar në 20-30% të kapacitetit të tyre të zakonshëm.

Mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme. Në mënyrë që të shmangen mbledhjet e mëtejshme jashtë xhamive, vaktet tradicionale para lindjes së diellit dhe pas perëndimit të diellit, Syfyri dhe Iftar, të cilat shpesh ndaheshin në çadrat publike të Ramazanit, do të ndalohen në të gjithë rajonin.