Për të gjithë skeptikët e ’14 shkurtit’, Olesia Leço ka një mesazh të fortë

14 Shkurt 2020, 12:07

Tashmë prej shekujsh, 14 shkurti është kthyer në ditën kur të dashururarit i shprehin njëri- tjetrit dashurinë dhe zgjedhin t’i surprizojnë ata me dhurata të ndryshme. Sigurisht që nga viti në vit mënyra e shprehjes së dashurisë ndryshon, idetë për dhurata ndryshojnë po ashtu, por në thelb mesazhi i kësaj feste mbetet i njëjtë: Dashuroni!

Për të gjithë skeptikët e kësaj feste, ekspertja e rregullave të sjelljes Olesia Leço (eksperte e Bon Ton) thotë se është shumë e rëndësishme të jetë të shënuar në kalendar një ditë për dashurinë.