Përballë drejtësisë xhaxhai dhe nipi, Buzheri: Është i njohur në botën e krimit! Më vodhi pronën e më rrahu gruan!

21 Janar 2020, 16:54

GJIROKASTER - Xhaxha e nip pritet të vihen përballë njëri-tjetrit në gjyq. E gjitha ka ardhur pas denoncimit të Islam Buzherit, një biznesmeni nga Gjirokastra, i cili pretendon se nipi i tij, Alfond Buzheri, person me precedentë penalë, i ka zaptuar pronën e tij, një magazinë që profile alumini në lagjen Kordhoc të Gjiroakstrës.

Përplasjet mes tyre vijojnë prej 5 muajsh dhe kanë arritur deri aty, sa Islam Buzheri pretendon se nipi i ka dhunuar edhe bashkëshorten e tij pasi kjo e fundit e ndaloi të futej në ambientet e magazinës. Teksa bën publik shqetësimin e tij në Report Tv, Buzheri thot ëse zotëron certifikatë pronësie për magazinën, ndërsa nipi i tij - thotë ai-  është duke e shfrytëzuar pa të drejtë biznesin duke shitur edhe materialet.