Përfundon mbledhja e kryesisë së PD, miratohet pika që Kuvendi të shqyrtojë propozimet për ndryshimet në Statut

18 Qershor 2021, 13:47

Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së PD është miratuare dhe pika ku Kuvendit Kombëtar që mbahet më 17 korrik të ketë mundësinë të shqyrtojë çdo propozim që mund të sillet për ndryshimet  statutore të PD.

" Vlerësimi i mundësisë për ndryshime në Statutin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, në funksion të rritjes së eficencës së organeve të partisë apo demokratizimin e mëtejshëm të mënyrës së funksionimit të strukturave të Partisë", thuhet në pikën e miratuar.