Përfundon takimi i dytë i mjekëve në Ministrinë e Shëndetësisë, kërkojnë plotësimin e 4 kërkesave

30 Shtator 2020, 15:38 | Përditesimi i fundit: 2020-09-30 17:18:11

Mjekët që paraqitën 4 kërkesa në kryeministri u mblodhën në Ministrinë e Shëndetësisë në takimin e dytë. Ata janë takuar me grupin e ekspertëve teknik për të diskutuar mbi kërkesat e tyre.

Në këtë mbledhje janë të pranishëm drejtori i QSUT-së, Enkelejd Joti, Ministrja Manastirliu, zv. Ministrja Mira Rakacolli, Arben Gjata, mjeku Gent Stroni dhe disa mjek të tjerë