Përgjimet e antimafias/ Rama: U përbalt aq shumë Shqipëria sa u detyrua ambasadori italian të reagonte

26 Janar 2021, 12:15 | Përditesimi i fundit: 2021-01-26 12:53:07

Për Ramën përbaltja e Shqipërisë nga mediat në lidhje me përgjime e Ndrangheta-s ishte aq e madhe sa edhe ambasadori i BE-së, u detyruar të reagonte.

"Është e paprecedentë që Ambasadori italian të detyrohet të shprehet sepse janë të skandalizuar nga fakti që një hetim që rezulton nga prokuroria italiane që s'ka asnjë lidhje me ndonjë kanal lidhjesh e pastrimesh në Shqipëri të kthehet në një kauze komune dhe ta bëjë Shqipërinë copë nga duart e shqiptarëve. Nëse do të kishte diçka këtu do të kishte mbetur pa dalë atje apo pa ardhur këtu në çdo lloj forme", tha Kryeministri.

  •