Përgjimet e Ndrangheta/ Rama: Mafiozët dështuan totaliasht në Shqipëri! Tymnajë e neveritshme

26 Janar, 11:55 | Përditesimi i fundit: 2021-01-26 12:02:23

Kryeministri Rama ka folur për herë të parë pas përgjimeve të publikuara nga antimafia italiane mbi bisedat e disa mafiozëve të Ndrangheta-s që flisnin për investime në Shqipëri.

Rama është shprehur se ky rast përfaqëson një tymnajë të neveritshme të hedhura nga opozita dhe mediat. Madje Rama citoi edhe konkluzionin e prokurorisë italine që thotë se edhe pse është folur për investime në Shqipëri në fakt mafia italiane ka investuar vetëm në një dyqan të vogël dhe ka dështuar. 

"Nuk do të them për këtë duhet të flasë drejtësia. Sepse në këtë rast ka folur qartësisht duke dhënë konkluzion ekipi italian. Dhe po jua lexoj për të thënë pse është turp për të gjithë ju që në vend te merreni me fakte, bëni dezinformim.

Në konkluzion, citoj prokurorinë italiane: "Pas më shumë se një viti udhëtimesh në Tiranë dhe bisedimesh me njeri-tjetrin për investimet që do të bëheshin në Shqipëri ata dështuan totalisht dhe i vetmi investim është një dyqan i vogël.  Në vitin 2018 sipas bilanceve të publikuara në QKB ka shitur mallra për 5 milionë lekë të reja dhe humbi në fund të atij viti rreth 400 mijë lekë të reja. Ndërsa në vitin 2019 siguroi 4 milionë lekë të ardhura dhe 1.8 milionë lekë humbje'

Ky është citim nga konkluzionet e prokurorisë italiane dhe marrja e këtij llumi dhe servirja e këtij llumi si ushqim për shqiptarët, netëve të gjata të mehjaneve televizive dhe ditëve të gjatë të kërkesës për klikime dhe spektakël është turp, që i mëshiron më së miri ata të cilët i ushqejnë këto lloj qasjesh. Janë të njëjtët dhe që priren t'iu 'bëjnë nënën këtij vendit'. Kjo është një marrëzi e pashoqe. Flasin ca italianë, përmendin disa njerëz, imagjinojnë investime. Nuk ka asnjë fakt. lidhje, provë. Dhe këtu ngrihet një tymnajë e neveritshme. Dhe unë realisht nuk kam asgjë për të thënë për këtë. Merreni të gjitha ato mijëra faqe dhe pijini lëngun. Kjo për mua është një provë spektakolare e katandisë së opozitës dhe të mediave. Nuk e imagjinoj dot që të merret kohë nga koha e njerëzve për t'iu hedhur në fytyrë këtë lloj gjelle kuturbuese budallallëku dhe poshtërsie. Çtë të them: që nuk i njoh këto njerëz dhe skam takuar asnjë? Është e kotë. Të të them që nuk funksionon kështu me mua është gjithashtu e kotë. Është një mënyrë më e ulët se s'ka për të kërkuar avantazhe duke 'ia bërë nënë këtij vendi' përsëri, si gjithmonë. Në vend 6të informacionit bëhet dizinformacion", tha Kryeministri.  

Kategori të tjera