Përgjimet për Ndranghetan, Çela: Askush nuk i pengon prokurorët të hetojnë

28 Janar 2021, 16:17

Kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka folur për përgjimet e publikuara nga antimafia italiane mbi bisedat e disa mafiozëve të Ndrangheta-s që flisnin për investime në Shqipëri. Çela u shpreh para gazetarëve se askush nuk i pengon prokurorët që të nisin hetimet në Shqipëri në lidhje me përgjimet e kësaj dosjeje.