Përjashtimi i Berishës, Basha: Kuvend të PD që shqyrton vendimet e SHBA nuk do të ketë kurrë! S'jam as peng i Ramës e as kukull e Berishës

22 Shtator 2021, 11:39 | Përditesimi i fundit: 2021-09-22 18:03:28

Lulzim Basha ia ka bërë të qartë Sali Berishës dhe të gjithë kundërshtarëve të tij që Kuvend të Partisë Demokratike për të shqyrtuar vendimin për përjashtimin e Berishës nuk do të ketë. Sipas tij Kuvendi i PD nuk mund të shyrtojë vendimet e amerikanëve.

"Rama më ka akuzuar si kukull të Sali Berishës, dje Berisha më ka akuzuar si për peng të Ramës. E para është gënjeshtër, e dyta nuk do të ndodhë kurrë. Të dyja janë 2 anë të të njëjtës medalje. PD po ecën përpara, dhe do t'i prijë betejës popullore për ndryshim që vjen vetëm përmes largimit të këtij regjimit dhe kthimit të vendit në shinat e demokracisë. Ky është misioni i PD dhe ky është misioni im dhe këtij do të qëndroj deri në fund.