Përlotet Balluku: Në Durrës pa zbardhur dita! Njerëzit nga rrënojat i nxori Luani

5 Dhjetor 2019, 12:14

Nën emocione të forta, teksa nuk ka mbajtur as lotët, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka folur për pasojat e tërmetit. Balluku tha se forcat shqiptare kishin shpëtuar shumë jetë derisa erdhën forcat e huaja, ndërsa u shpreh se opozita duhet të ketë fytyrën e Edlira Hyseni, deputetes së opozitës së re në Durrës e cila mbajti një fjalim prekës në Kuvend.

"Opozita duhet të ketë fytyrën e Edlira Hysenit.  Tërmeti i 26 nëntorit ngjarja më e rëndë e dekadave të fundit.  Opozitës i përulem me respekt shumë të madh por nuk jam emocionalisht gati për tu përgjigjur për ankesat e tyre. Programi që kemi është i shkëlqyer për të ndërruar banesat e reja, pavarësisht se dhimbja nuk kalohet.  Jetoj në tiranë por më është dashur të ndaj me ata shumë momente. Kemi arritur në Durrës para se të zbardhte, pranë Dy Gjelave gjetëm Dritan Lelin me dy zjarrfikës nga Vlora që kishin arritur para nesh. Ata njerëz nga rrënojat deri sa kanë ardhur të huaj i kanë nxjerrë zjarrfikësit shqiptarë, i ka nxjerrë Luani i cili kishte ardhur me Lelin. Shteti ka qenë i tëri në këmbë. Unë kam qenë në detyrën e ministrit por kam qenë atje si qytetare. Shalsi nuk e ka për detyrë të jetë në terren por ka qenë atje. Ky duhet të ishte një fjalim zyrtar për të dhënë numra dhe shifra. As kam dëshirë që t'i mbaj lotët në këto momente. Opozita duhet të ketë fytyrën e Edlirës. Opozita është aty për të bërë dialog, ndaj duhet të ketë fytyrën e Edlirës. Është shumë e lehtë që secili prej jush të dalë dhe të thotë se çfarë u bë gabim por nuk e di si është të dalësh përpara Ramën Lalës, i vetmi i mbijetuar nga familja Lala. Ne nuk hahemi dot me Zotin. Asnjë ndërtesa nuk do hidhet. Mos është koha të mendojmë për rindërtimin. Jemi këtu për t'u ngritur nga hiri si Feniksi. Ne duhet të jemi të gjithë bashkë për rindërtuar shpirtin e Shqipërisë. Nuk janë 51 ata që kanë vdekur. Na është goditur shpirti", tha Balluku.

  •