Përlotet Drande Xhaj, momenti më i bukur dhe më i vështirë në jetë

31 Dhjetor 2020, 11:07

Momenti më i bukur për mua ishte vlerësimi që më bëri presidenti i Republikës, më ka mbetur ai moment që nuk do të shlyhet kurrë prej meje sepse në ditë që teatri ‘Migjeni’ dekorohet me titullin e lartë ‘ Nderi i Kombit’ i vetmi teatër në të gjitha trevat shqipfolëse që vlerësohet me këtë titull. Unë jam vlerësuar me titullin ‘ Mjeshtër i Madh’ e veçoj këtë moment sepse atë titull ja dedikova dy njerëzve të mi më të dashur, babai tim që sakrifikoi aq shumë për mua, që më rriti dhe atij që ishte mbështetja ime kryesore bashkëudhetarit tim, bashkëshortit tim që më shoqëroi çdo moment, çdo hap  dhe ishte moment aq i bukur  por aq emocionues për mua sepse ishte vlerësimi i një karriere mbi 40-vjeçare.