Përlotet Merita Halili: Kam sakrifikuar shumë për vajzat, i vija pambuk te veshët

16 Korrik, 14:20

Emocion dhe përlotje ka patur mëngjesin e sotëm në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv. E nuk kishte si të ndodhte ndryshe kur një nëne i përmenden më të shtrenjtët e saj, fëmijët. Flasim pikërisht për këngëtaren e madhe të muzikës popullore Merita Halili e cila nga studio e “Rreze Dielli” tregoi sakrificat e një nëne me 3 fëmijë të vegjël në një vend të madh e të largët si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke folur për vajzat e saj këngëtarja nuk kishte si ti mbante lotët.

"Unë kam sakrifikuar shumë si nënë, unë jam marrë shumë me vajzat, sepse Raifi në fillimet e para bënte 3 punë sepse unë i kisha të vogla vajzat dhe nuk kisha dëshirë ti çoja nëpër çerdhe, kopshte, e thashë se është më mirë ti rris vetë. Kur kisha aktivitetet i kam lënë me gra shumë të mira që ishin nga Shqipëria. Ka patur edhe momente që i kam marrë me vete, që i kam vendosur pambuk te veshët për shkak të zhurmave. Këto kanë qenë sakrificat e para të miat dhe nuk ka qenë e lehtë, i kam rritur me edukatë. Sa herë që flas për to emocionohem.",- tha këngëtarja për vajzat e saj në studion e "Rreze Dielli"

Kategori të tjera