Përmbytet nënkalimi në Fushë Mamurras, automjetet detyrohen të përshkojnë rrugë dytësore

26 Shtator 2020, 17:24

LEZHË- Nënkalimi në Fushë Mamurras është kthyer në një lum duke vështirësuar kalimin e automjeteve.

Ka mjaftuar pak minuta reshje shiu me intensitet të lartë që nënkalimi në Fushë Mamurras të mbushet me ujë dhe për pasojë të krijohet vështirësi në lëvizjen e automjeteve. Kjo situatë është e vazhdueshme në autostradën Milot- Thumanë pranë nënkalimit në Fushë Mamurras, ndërsa drejtuesit e automjeteve të vogla detyrohen të përshkojnë rrugë dytësore ose të rikthehen nga kanë ardhur. Sipas gazetarit të Report Tv, madje janë shfaqur raste të bllokimit të automjeteve të vogla nga depërtimi i ujit, duke shkaktuar probleme për ta.