Përmbytje në Shkodër/ Mbi 2500 hektarë tokë ndodhen nën ujë! Pamje nga Oboti

25 Janar 2021, 11:23 | Përditesimi i fundit: 2021-01-25 11:24:38

Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin ka sjellë problematika në Qarkun e Shkodrës ku si pasojë janë përmbytur mbi 2500 hektarë tokë bujqësore.

Bashkia e Shkodrës njofton se në hidrometrin në Dajç, krahasuar me një ditë më parë, kemi një rritje të nivelit të ujit me 60 cm.

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës shënon kuotën 8.58 m. Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 40 cm.

Hidrometri i lumit Drin në shënon kuotën 7.15m. Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 75 cm.

Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 85 cm.