Përndjekja dhe një shuplakë sollën vrasjen e Griseldës në Laprakë/ Report Tv zbardh dosjen e Prokurorisë

10 Janar 2019, 15:34

TIRANË - Një shuplakë mes të rinjve 10 ditë përpara rezulton shkaku i atentatit ku mbrëmjen e 26 dhjetorit 2018 mbeti e vrarë Griselda Gjikolaj 17-vjeçe dhe u plagos shoku i saj Erjon Benga. Dy plumba në kokë rezultojnë se kanë shkatuar vdekjen e 17-vjeçares sipas materialit të prokurorisë së Tiranës siguruar nga Report Tv.

Plumbat janë shkrepur nga Robert Prepepaj i riu i cili rezulton se është konfliktuar më parë me Bengën pranë fushës së aviacionit në Tiranë për shkakun se Prepepaj përndiqte Gjikolën. Nga hetimet parakrake thuhet se Benga i ka kërkuar atij që të mos i ngacmonte të fejuarën e mikut të tij, Samirit dhe në zënkë e sipër e ka qëlluar me shuplakë.Por ky veprim nuk është falur nga Robert Perpepaj i cili pak ditë para ndërrimit të viteve kishte ndërtuar planin për t'u hakmarrë. Griselda Gjikolaj viktima e kësaj ngjarje pasditen e 26 dhjetorit ka dalë sëbashku me Saimirin të fejuarin e saj si dhe shokun e tij Erjon Benga dhe një tjetër shoqe. Në përfundim të kafes, dy vajzat janë ulur pas në automjetin e drejtuar nga Benga dhe ai sëbashku me Saimirin përpara. Sipas dëshmive të të mbijetuarve sapo makina ka nisur ecjen aty janë afruar dy persona që kanë thyer xhamat e makinës tip "Mercedes Benz" dhe në të majtë pas shoferit ka dalë Përpepaj i cili me një armë ka qëlluar në drejtin të Gjikolajt.

Roli i Robert Muzhaqit të prangosur si përkrahës i autorit të krimit Robert ka qenë ajo e goditjes së automjetit ku ndodheshin katër të rinjtë me një levë hekuri të cilin e ka kryer nga ana ku ndodhej i fejuari i Griseldës. Të katër të rinjtë teksa makina drejtohej nga Erjon Benga kanë mbërritur me shpejtësi në Spitalin e Traumës por 17-vjeçarja ka humbur jetën duke mbërritur aty e vdekur.

Aktualisht vazhdojnë kërkimet për kapjen e Robert Përperajt ndërsa hetuesit janë ndihmuar për të zbardhur motivin e krimit nda dëshmitë e të mbijetuarve ekzaminimet e pamjeve filmike si dhe telefonave ceularë të të përfshirëve në këtë ngjarje.