Aksidenti, përplasen dy autobusët e Kamzës, 6 pasagjerë të plagosur

22 Qershor 2018, 09:15 | Përditesimi i fundit: 2018-06-22 09:31:12

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm tek Kthesa e Kamzës, ku dy urbanë të së njëjtës kompani janë përplasur me njëri-tjetrin. Policia njofton se nga përplasja janë lënduar 6 persona, të cilët janë transportuar në spital. Burime për Report Tv bëjnë me dije se njëri nga shoferët ka qenë në gjendje të dehur.

Njoftimi i plotë i policisë:

Informacion Paraprak

Më datë 22.06.2018, rreth orës 08:10, tek kthesa e Kamzës janë përplasur dy autobuza të linjës “Tiranë - Kamëz” me targë AA628 GC, me drejtues shtetasin K. A., 43 vjeç dhe me targë AA 958 LN, me drejtues shtetasin S. R., 40 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në SQU shtetasit, A. P., 22 vjeçe, S. R., 43 vjeç, V. H., 23 vjeç, S. K., 53 vjeç, K. G., 19 vjeçe dhe E. L., 22 vjeçe ( të gjithë pasagjer në dy autobusat e linjës “Kamëz-Tiranë ).

Shërbimet e policisë dhe drejtuesit e autobusave ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të përplasjes.