Përplasen 'kokë me kokë' dy automjete në Shkodër, plagoset rëndë shoferi

4 Tetor 2019, 17:39

SHKODËR- Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të premte, ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një person.

Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja raporton se dy automjete janë përplasur dy automjete në aksin Shkodër- Koplik, ku ka mbetur i plagosur një nga drejtuesit e mjeteve.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti dhe as identiteti i personit të plagosur. Shqiptarja.com sjell foto nga vendi i ngjarjes, ku shihet që përplasja ka qenë shumë e fortë, duke shkaktuar jo vetëm të plagosur, por edhe dëme të shumta materiale.

    No videos found.