Përplaset me trafikndarësen/ Plagoset rëndë shoferi, makina bëhet 'copash'

22 Tetor 2019, 18:36

Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën Tiranë- Durrës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit. Ngjarja ka ndodhur në Vorë pranë mbikalimit, ku sipas raportimeve të para raportohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë, ku drejtuesi ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen. Gazetari i Report Tv, Artur Korriku sjell videon ku shihet që përplasja ka qenë shumë e fortë.