Përplasje me armë mes bandave shqiptare në Athinë, 3 viktima me precedentë për drogë!

3 Korrik 2022, 09:54

3 persona mbetën të vdekur dhe 3 të tjerë u plagosën, dy prej të cilëve efektivë policie, në dy përleshje me armë zjarri në Kato Patisia dhe Agioi Anargyrou, që dyshohet se kishte protagonistë kriminelë shqiptarë në Athinë. Dy ngjarjet e përgjakshme ishin të lidhura me njëra-tjetrën. Jani T. dhe Gëzim A., rreth 30 vjeçm janë dy nga viktimat.