Përplasje në 76-vjetorin e betejës së Gërrhoit, familjarët nuk lejojnë praninë e deputetëve të PD në ceremoni

14 Shtator 2019, 10:53 | Përditesimi i fundit: 2019-09-14 22:33:03

GJIROKASTËR- Ceremonia përkujtimore e 76-vjetorit të betejës së Gërrhoit ka sjellë përplasjen e familjarëve dhe deputetëve të Partisë Demokratike dhe të Ballit kombëtar Demokrat. Gazetari i Report Tv, Piro Nase raporton se familjarët nuk kanë lejuar që në këtë ceremoni përkujtimore në nder të 36 ballistëvë që mbetën të vrarë, të ishin pjesë deputeti Artur Roshi dhe të ish-deputetëve Luan Baçit dhe Enkelejd Alibeaj. Ata kanë dashur një ceremoni familjare, e për pasojë kanë pasur përplasje edhe me kryetarin e shoqatës antikomuniste Nebil Cika.  

Çfarë është lufta e Gërrhoit?
Vetëm pak ditë pas kapitullimit të Italisë fashiste ndodhi tragjedia kombëtare e Gërhotit, e quajtur si një nga pikat kulmore të vëllavrasjes midis dy forcave politiko-ushtarake shqiptare, Partisë Komuniste dhe Ballit Kombëtar, luftë e filluar menjëherë pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes. Lufta filloi e ashpër dhe në këtë betejë të përgjakshme ku u vranë 36 persona të Ballit Kombëtar, mes tyre edhe kryetari Hysni Lepenica